Vazhdojnë audicionet për reality show “Lider”. Televizioni Klan transmeton në mbrëmje serinë e 5 të audicioneve, ku kandidatët përballen me jurinë dhe publikun me dëshirën për të zënë një vend në 16 më të mirë. Mbrëmja e sotme sjell surpriza dhe risi nga më befasueset.

Gazetari Marko Çaka la Athinën dhe kandidon për t’u bërë pjesë e kësaj gare që ka tërhequr mijëra të rinj.

“Ekonomia shqiptare është shumë sëmurë.”

“Fatkeqësisht vetëm në Shqipëri ndodh që gjëja e fundit për të cilën interesohen njerëzit është shkatërrimi i mjedisit.”

8 kandidatët e sotëm vijnë kryesisht nga disiplinat humane. Shumë prej tyre janë diplomuar në shkencat politike, marrëdhëniet ndërkombëtare, marrëdhënie publike, pa përjashtuar edhe ekonominë.

Ata vijnë nga universitetet shumë serioze të vendeve Europiane, por dhe nga universitetet publik dhe privat në Shqipëri.

Sonte në orën 20:05 minuta në televizionin Klan do të ndiqni performancën përpara jurisë të 8 kandidatëve të radhës për reality show më të madh në vend “Lider”.

“Unë jam një grua e guximshme, e fortë dhe që guxoj herë pas herë rë provoj gjëra të bukura në jetën time. Këtë radhë guxoj të bëhem lider”./tvklan.al

Gazetare: Anduena Llabani