Trajneri i Ukrainës Serhij Rebrov nuk i pranon kritikat se në kombëtare liderët luajnë mirë vetëm me klubet e tyre.
Në konferencën për shtyp përpara ndeshjes, ai u shpreh se ka në përbërje futbollistë të mirë, ku ka balancë mes të rinjve dhe lojtarëve me eksperiencë.
Në kualifikueset e Kupës së Botës 1998, ai ka qenë në fushë me Ukrainën kundër Shqipërisë, ku edhe ka shënuar. Por tekniku shprehet se tani kundër kanë një tjetër kundërshtar.
“Mbaj mend çdo ndeshje të kombëtares, por jo golat në veçanti! Shqipëria ka ndryshuar dukshëm që prej atëherë. Ata tani kanë shumë lojtarë nga Serie A dhe kampionate të tjera të mira! Është e vështirë që të krahasosh ato ndeshje me mënyrën se si Shqipëria luan tani! Ata u kualifikuan në Europian dhe befasuan!”
Ndërsa sulmuesi i kombëtares ukrainase Roman Yaremçuk tha se Shqipëria është një rival i fortë, që ka sulmues të mirë e mbrojtje solide, por ata do të futen në fushë vetëm për të fituar.
Ai shpreson që të krijohen raste për të shënuar, ndërsa e pranoi se në ekip ka presion për faktin se rrezikohet rënia në Ligën C.
Klan News