Trajneri i Ukrainës, Serhiy Rebrov e vlerëson si një kundërshtar serioz Shqipërinë. Në një intervistë pak ditë para ndeshjes së parë në Ligën e Kombeve ai tha se paraqitja e Kuqezinjve në Europian ishte e mirë dhe për këtë duhet marrë seriozisht.
“Në kampionatin Europian Shqipëria kishte kundërshtarë shumë të fortë. Unë mendoj se pati një paraqitje të mirë. Unë mendoj se nuk e ka treguar ende të gjithë forcën që ka. Lojtarët e tyre aktivizohen më së shumti me ekipe Europianë, në kampionate kryesorë si në Itali, kështu që do ta marrim seriozisht këtë kundërshtar”.
Rebrov e shikon Ligën e Kombeve edhe si një tjetër mundësi për të arritur në Botërorin e 2026. Në Grupin B1 të Ligës së Kombeve janë edhe Çekia e Gjeorgjia.