Lajme Arkiva – TV Klan 2001
Berisha po pengon regjistrimin e Partisë së Re Demokratike. Krerët e kësaj partie, kanë bërë denoncimin publik, pasi kanë konstatuar se rreth një muaj më parë, individë brenda selisë blu, kanë regjistruar në gjykatë, Partinë Demokratike të Reformuar dhe të tjerë kanë paraqitur dokumentet, për regjistrimin e Partisë së Re Demokratike, emra këto që reformatorët kishin përcaktuar për partinë e tyre.
Drejtuesit reformatorë, kanë deklaruar se çuditërisht këto veprime bëhen në të njëjtën kohë, kur bëhen thirrje për një front të përbashkët opozitar. Ata kanë nënvizuar gjithashtu se shumë shpejt Partia e Re Demokratike, do të bëjë publike hapat që do të ndërmarrë në lidhje me këtë çështje./tvklan.al
Gazetare – Ornela Bego