Lajme Arkiva – TV Klan 2000
Reformatorët e Partisë Demokratike, ngjarjen e Tropojës e kanë cilësuar produkt të një politike të vjetër të individëve që duan të mbijetojnë politikisht, duke kthyer të tjerët në viktima. Sipas deputetit Genc Pollo, as anëtarët e PD, por as edhe qytetarët e tjerë, nuk mbështesin idenë e dhunës, kundër kujtdo qoftë. Institucionet e shtetit, tha ai, duhet të ndryshohen vetëm në rrugë demokratike. Ndërsa i pyetur për ndalimin e Berishës, nga policia, Pollo tha:
Genc Pollo:- “Mendojmë që incidente të tilla, janë për të ardhur keq, nëse ka veprime arbitrare ato nuk ndihmojnë, për zgjidhjen e situatave politike, ajo që mund të përpiqemi të bëjmë ne është që rrënjët e këtij problemi, të shkulen njëherë e mirë nëpërmjet zhvillimit të një politike normale dhe jo të një politike që është kthyer në një arenë lufte pakuptim”./tvklan.al
Gazetare – Ornela Bego