Emisioni “Opinion” ka sjellë mbrëmjen e sotme zhvillimet e fundjavës së kaluar, mbi debatin e krijuar për regjistrimin e popullsisë. Fokusi i debatit më tepër ka qenë regjistrimi i popullsisë sipas kombësisë dhe ka pasur pretendime nga shumë qarqe, që regjistrimi i kombësisë nuk do ishte i saktë se do ishte një lloj vetë deklarimi. Një lloj tensionimi ka ndodhur në fundjavë pas deklaratave të konsullit grek në Korçë, Ikonomus, por edhe më pas kundërpërgjigjet që kanë ardhur nga një sëri faktorësh politikë dhe juridikë shqiptarë.
Për të diskutuar për këtë çështje, në studio ishin të ftuar kryetar i PDIU Shpëtim Idrizi, nënkryetar i Këshillit të Lartë të Drejtësisë Kreshnik Spahiu, drejtor i gazetës “Mapo” Henri Çili, ish deputet Thoma Miço, studiuesi Panajot Barka, gazetari Stavri Marko./tvklan.al