Të tjera lëkundje tërmeti janë shënuar gjatë natës në Shqipëri. Dridhjet e tokës kanë nisur pak para mesnatës kur një tërmet 3.1 i shkallës Rihter u regjistrua 32 kilometra larg Tiranës.
Ky tërmet u pasua me disa lëkundje të tjera që arrinin 3.3 dhe 3.1 të shkallës Rihter. Mirëpo në orën 2:18 minuta është regjistruar një tërmet 4.5 i shkallës Rihter. Lëkundjet kishin epiqendrën 22 kilometra larg kryeqytetit dhe 6 kilometra nga Shijaku.
Edhe ky tërmet u pasua me lëkundje të tjera me magnitudë më të vogël.
Sipas sizmologëve ky është aktivitet normal deri në qetësimin e pllakave tektonike pas lëkundjes së fortë të 26 Nëntorit. /tvklan.al