Spitali i sëmundjeve të mushkërive ose ndryshe Senatoriumi, kuron rreth 2800 të sëmurë në vit. Për nëndrejtorin e spitalit, Muhamed Xhani, ky është një numër tepër i madh në krahasim me vitet e mëparshme. Aktualisht në senatorium kurohen rreth 60 të sëmurë me turbekuloz të cilët vijnë kryesisht nga rrethet. Por për këta të shtruar, nëndrejtori bën këtë sqarim:
“ E vertetë që ka një rritje dhe format vijnë më të rënda por problemet nuk janë të menjëhershme nëse merren masa nga shërbimi parësor. Efekti nuk është aktual por do të jetë pas 6 vitesh.”
Kushtet në këtë spital janë përmirësuar dukshëm. Për rehabilitimin e tij janë përdorur rreth 800 mijë dollarë ku është bërë kompletimi i dhomave të pacientëve si dhe janë blerë aparatura të reja mjekësore./tvklan.al
Gazetar : Eduart Frangaj