Takimi i Danielës dhe Reit nuk ka shkuar ashtu siç pritej.
Protagonistët e emisionit “Love Story” në Tv Klan” e kanë nisur takimin e tyre me pyetje ku është zbuluar më shumë përsa i përket jetës personale së tyre.
Mirëpo, në momentin që duket se gjithçka po shkonte më së miri, Rei ka tentuar ta puthë me forcë Danielën, ndërsa kjo e fundit e ka refuzuar menjëherë.
Daniela: Sot të ftova të të luftoj dhe të të tregoj se edhe unë dominoj.
Rei: Domethënë jemi të dy njësoj?
Daniela: Jo, nuk jemi. Sot të kam lënë 3 plumba dhe je i detyruar që të më japësh 3 përgjigje. Dua të di pse je puthur fshehurazi me Dean.
Rei: Ajo ndodhi pas xhirimeve, ishte thjesht një “baby kiss”.
Daniela: “Baby kiss” apo “French Kiss” sepse mesa di unë Dea nuk jep “baby kiss”?
Rei: “Baby kiss”.
Daniela: Mendon se ishte e tepërt që u largove për një puthje?
Rei: Unë e pashë takimin tënd, ai ta vodhi puthjen dhe kur pashë se ti shkove dhe ja dhe, u ndjeva keq dhe u çova.
Daniela: Domethënë ti je xheloz dhe më do vetëm për vete?
Rei: Po.
Daniela: Rei, nëse ndodh ndonjë puthje tjetër në studio apo në takim me djemtë e tjerë, si do të veprosh?
Rei: Kush tha se do të ndodhë?
Daniela: Mendon se mund të më fitosh lehtë?
Rei: Trofetë e mëdha nuk fitohen lehtë, duhet mund që të fitohen.
Daniela: Të fitosh besimin tim të duhet shumë punë.
Rei: Unë do të të bëj vetëm një pyetje sepse vetëm një plumb qëllova: Je e gatshme të më puthësh dhe mua?
Daniela: Pse e meriton thua?
Rei: Si thua ti?
Daniela: Jo. Humbe sot, nuk meriton puthje.
Rei: Këtu patëm një lodhje të madhe sepse luftuam shumë, si me plumba, si me fjalë. Unë bëra pak pazar dhe gatova për ty sot.
Daniela: Rei, shumë faleminderit se edhe pse fitova unë më bëre drekën gati.
….
Daniela: A ke pasur lidhje të gjata?
Rei: Lidhje të gjata për mendimin tim nuk ka sepse një të gjatë i them 5 vite e më shumë, por tek unë nuk ka ndodhur.
Daniela: A ke pasur ndonjëherë dy njohje paralele?
Rei: Jo, jam besnik ndaj lidhjes.
Daniela: Rei, a mendon se unë mund të jem vajza ideale për ty?
Rei: Derisa unë lashë studion dhe u bëra xheloz, besoj se nuk ka nevojë për përgjigje.
Daniela: Je shumë tip interesant dhe do të njihja dhe më tepër dhe të kisha një takim të dytë.
(Rei tenton ta puthë me forcë Danielën, fronistja e refuzon)/tvklan.al