Emin Barçi: “Lidhur me pyetjen që bëni për ligjin i referoheni kam përshtypjen një ligj të vitit ‘97 i cili është abroguar që në vitin ‘97dhe abrogimi i këtij ligji bëri që të gjitha kontestet midis gazetave, gazetarëve dhe politikës apo qytetarëve apo sipërmarrjes, pra çdo njeriu ose çdo subjekti që kishte pakënaqësi ndaj medias ose pretendime për cënim të drejtash për cënim personaliteti etj, etj., bëri që të kanalizoheshin të gjitha nëpërmjet kodit civil dhe kodit penal, por me sa duket kjo gjë nuk shkon, nuk funksionon, është debat i gjerë nëse për faj të politikës ose për faj të medias, por ai neni, ai ligj vetëm me një nen “media është e lirë” d.m.th. shumë njerëz i ka bërë të pakënaqur, po jo vetëm politikës. Kështu që prej kohësh po përgatitet nji projektligji ri dhe me asistencë të huaj ose BE-ja është shprehur përpara, rreth një muaj për këtë projektligj artikulli 19 organizata prestigjioze me qendër në Londër për mbrojtjen e të drejtave të gazetarëve. Gjithashtu është involvuar në përgatitjen e këtij projektligji që shpresojmë që do të jetë modern dhe do të përbushi, jo thjesht kërkesat e komunitetit europian, sepse ishte pjesë e raportit kërkesa për një ligj të ri për shtypin, por në radhë të parë kërkesat e gazetarëve, por dhe të të gjithë subjekteve dhe objekteve të medias.”
Reiz Çiço: Le të kalojmë në një pyetje tjetër, zoti Nano nga Lezha, nga takimi që pati me socialistët, u bëri thirrje për bashkëpunim dhe kam parasysh këtu grupin e Metës. Sa e sinqertë është kjo thirrje e kryeministrit dhe a mendoni ju se dhe grupi i Metës ka vënë disa kushte që do të realizohet një bashkëpunim i tillë, pra janë mundësitë?
Emin Barçi: “Unë nuk e di sa vënd ka një pjesë e asaj pyetjes, sa e sinqertë, sepse është publike dhe përderisa është publike natyrisht që është një ftesë e sinqertë dhe zoti Nano dhe partia socialiste d.m.th. gjatë 13 vjetëve histori kanë treguar që nuk kanë përjashtuar askënd, por gjithmonë i kanë dhënë mundësi të gjithëve të shprehen, të vetëvendosin, të rekuperojnë, por gjithmonë në kuadër të ca rregullave, kështu që ftesa e zotit Nano nuk është e re në radhë të parë edhe përpara, rreth një javë, pikërisht një javë më parë në konferencën e shtypit kur inaguroi qendrën moderne të medias, kryeministri tha të njëjtën gjë, kurse për sa i përket kushteve pastaj unë nuk arrij të kuptoj d.m.th. për çar kushtesh bëhet fjalë për sa kohë që partia ka forume, ka struktura, ka dhe ca rregulla të cilat duhen ndjekur. Në rast se një grup shokësh apo zotërinjsh mendojnë që këto të drejta, të drejtat e tyre u janë shkelur, pra kanë ngelur padrejtësisht jashtë udhëheqjes kryesore i kanë të gjitha instrumentat, të gjitha mundësitë, të gjitha institucionet që të ankohen dhe me këtë rast të verifikojnë dhe atë që ata e quajnë sinqeritet i zotit Nano, por me deklarata d.m.th. sidomos një pjesë e tyre, d.m.th. gjithë ditën të flasin kundër partisë socialiste më keq se zoti Berisha dhe pastaj në darkë në ekranet televizorësh apo nëpër faqe gazetash të vënë në dyshim nëse zoti Nano e ka ftesën të sinqertë apo jo, nuk e di d.m.th. nëse dhe prej jush shkon kjo gjë, po për mua jo.” /tvklan.al