Ndeshja me Islandën po afron dhe trajneri Edi Reja po provon edhe rreshtime të tjera përveç 3-5-2. Për sulmuesin Bekim Balaj po shikohen mënyra se si të jepet më shumë rezultat për të marrë maksimumin në kualifikueset e Europianit.
“Reja e ka hedhur si opsion skemën 3-5-2. Nuk kemi menduar vetëm këtë modul. Po shohim opsione dhe lojtarë të ndryshëm. E rëndësishme për ne është të japim më të mirën”.
Mbrojtësi Frederik Veseli thotë se Islanda e kohëve të fundit nuk i ngjan asaj që bëri mrekullinë duke u kualifikuar edhe në finalet e Botërorit dhe ato të Europianit.
“Në këto momente Islanda nuk është ai ekip që ka qenë para pak vitesh. Shpresojmë ta shfrytëzojmë këtë rast për t’u rritur, pse jo të dalim me fitore”.
Kombëtarja po përgatitet në Frankfurt, ku do të qëndrojë deri të mërkurën, për t’iu drejtuar të më pas Rekjavikut, ku të shtunën do të luajë sfidën me Islandën.
Tv Klan