Tregjet ndërkombatëre të naftës duket se janë çliruar nga presionet për prodhim të kufizuar, teksa aktualisht një një fuçi nafte po tregtohet në bursë me 74 Dollarë, nga 82 Dollarë që ishte në fund të muajit Maj, duke shënuar kështu vlerën më të ulët që prej fundit të vitit të kaluar.
Sipas mediave ndërkombëtare, kjo ulje erdhi pasi OPEC (organizata e vendeve eksportuese të naftës) njoftoi të dielën se do të fillojnë të heqin gradualisht kufizimet për prodhimin e naftës përgjatë 12 muajve, duke nisur nga Tetori 2024.
Çmimet e ulura në bursa kanë nisur të reflektohen edhe në tregun vendas, ku sipas të dhënave nga Drejtoria e Përgjithshme e Doganave, në fund të muajit që lamë pas nafta është blerë me 752 $/ton
Aktualisht në vend, një litër naftë po tregtohet me 184 Lekë, benzina me 183 Lekë, ndërsa gazi me 59 Lekë/litri.
Ndërkohë, rritja e stoqeve të naftës dhe performanca e dobët ekonomike në shumë vende të botës vijojnë të mbajnë të pranishëm rrezikun e një inflacioni të vështirë për t’u kontrolluar, duke shtuar shanset që kërkesa globale për naftë të mbetet e kufizuar.
Tv Klan