Të ftuar në emisionin “Rudina” në Tv Klan, ditën e sotme kanë qenë vëllezërit korçarë Endri dhe Stefi Prifti. Ata kanë folur për këngët e tyre më të reja që kanë nxjerrë gjatë verës dhe suksesin që kanë arritur.
Në këngën e tyrë më të re “Digje sonte” ra në sy performanca e reperit Gëzim Meta, i njohur Biggie X, që është njëkohësisht edhe dhëndri i Stefit. Gëzim Meta është martuar me vajzën e Stefit, Maria dhe aktualisht jetojnë në Zvicër.
Gëzimi i ka bërë një surprizë të bukur Stefit duke e përshëndetur atë me një video, ku ka treguar edhe si është ai si vjehërr.
Rudina Magjistari: Gëzimi është aktualisht në Zvicër apo jo, ka vajtur së bashku me Marian?
Stefi Prifiti: Po Maria ka dy javë që ka vajtur aty, bëri karantinën. Ishte pak e vështirë se e kaloi karantinën vetëm edhe unë jam stresuar shumë me thënë të vërtetën. Deshi Zoti kaloi dhe Gëzimi sepse ju e dini që për ne shqiptarët është shumë e vështirë të lëvizim në komunitetet e vendeve Europiane .
Rudina Magjistari: Gëzimi na ka rrëfyer 3 sekretet që ne nuk i dimë të marrëdhënies suaj.
Gëzim Meta: Disa gjëra që ju nuk i dini në marrëdhënien time me Stefin, vjehrrin tim më të mirë në botë. Nuk e kam vetëm vjehërr, e kam edhe shok, takohemi dhe flasim çdo ditë. Doja të kujtoja momentin gjatë karantinës, ato zgjimet e mëngjesit o me telefon ose me ndonjë story me tag edhe pse unë e kisha silent sepse si piktor gjeta më shumë kohë të merrem me pikturën gjatë karantinës dhe çohesha vonë.
Një gjë tjetër në lidhje me Stefin është se është shumë i kujdesshëm me shëndetin, marrim shumë këshilla, unë personalisht dhe Maria dhe sa herë që na shikon kur hamë ndonjë gjë që nuk duhet na thotë “ju qofshi si i hani këto gjëra”, është shumë funny.
Diçka tjetër, kur jemi në makinë, Stefi gjithmonë më vështron dhe hap sytë e thotë sa këmbë të rëndë ka ky djalë. Kur jemi me nxitim nuk ma vë në dukje, kur jemi për qejf më thotë “makina mund të ecë edhe më ngadalë”. /tvklan.al