Lajme Arkiva – TV Klan 2003

Dy krerët e degëve të Tiranës, të PS dhe PD, kundërshtojnë njëri-tjetrin, rreth rezultateve të KZQV të njësive bashkiake të kryeqytetit. Ulqini hedh poshtë akuzat e komisionerëve të opozitës, me procesverbalet e 326 qendrave të votimit, prej ku rezulton fitues Edi Rama për Bashkinë e Tiranës me 58% të votave.

Musa Ulqini:- “Deklarata e kampit të PD, se 70% e kutive të votimit rezultojnë me manipulim është tërësisht e pavërtetë, është një gënjeshtër e qëllimshme, e cila synon të hedhë hije dyshimi dhe të dizinformojë qytetarët e Tiranës, për rezultatin e votimit të 12 Tetorit”.

Nga ana tjetër, kryetari i degës së Tiranës për PD, Vili Minarolli, bën fajtor komisionerët socialistë, pasi sipas tij, fitorja e kandidatëve demokratë shkakton vonesa në nxjerrjen e rezultatit përfundimtar.

Vili Minarolli:- “Për bashkinë e Kamzës, procesi është i bllokuar prej katër ditësh. KZQV ka shpallur fitues kandidatin e PD”./tvklan.al