Lajme Arkiva – TV Klan 2004

Republikanët kërcënojnë se në shtator do të dalin nga koalicion opozitar Bashkimi për Fitore, nëse Partia Demokratike nuk merr parasysh propozimin e tyre për zgjedhjet e ardhshme parlamentare.

Aleksandër Garuli: “Partia Republikane gjithsesi është e përgatitur që ndofta të përballet dhe e vetme në zgjedhjet e ardhshme nëse këto negociata nuk do të shkojnë në drejtimin e duhur. Gjithsesi ne shpresojmë që të merremi vesh me PD për të dalë me një formulë të përbashkët, që do ishte ndofta një  formula e listës së përbërë, një mbështetje të kandidatëve në mazhoritar”.

I pyetur për këtë çështje lideri demokrat Berisha sqaroi, se PD nuk do të marrë asnjë vendim që bie në kundërshtim me interesat e aleatëve të saj.

Sali Berisha: “Edhe në një familje ka probleme, ka pakënaqësira, kundërthënie, kundërshtira, por në fund të undit mbeten brenda familjes ato, zgjidhen ë frymën e mirëkuptimit të një aleance të një partneriteti, të një bashkëpunimi dhe mirëbesimi. Qëndrimi i PD është, vendimet i merr vetëm me aleatët, pavarësisht se aleatët janë, nga njëherë kthehen dhe në sulm kundër saj, por ajo vendimet e tilla i merr vetëm me aleatët”./tvklan.al

Gazetare: Arta Tozaj