Reshjet e shiut dhe të dëborës kanë pushuar dhe kanë sjellë një përmirësim të gjendjes së akseve rrugore në vend.

Autoriteti Rrugor Shqiptar njofton se “vetëm në segmentin rrugor Elbasan-Rrogozhinë(Paulesh) ka pasur rrënie gurësh, janë marrë masa menjëherë nga grupi i punës dhe është bërë pastrimi i plotë i aksit”.

Ndërkohë shtohet se po vazhdon puna për mirëmbajtjen e akseve rrugore, për të mos pasur më probleme.

Në fund ARRSH bën me dije se “nuk ka probleme me qarkullimin në të gjitha akset kryesore”./tvklan.al