Pronarët e klubit të Romës e kanë vendosur, trajneri do të ndryshojë sërish. Ivan Juric është drejt largimit dhe këtë nuk e ndalin as fitoret e mundshme të skuadrës në ndeshjet e radhës.

Nga njëra anë, tifozët presin një emër të fortë ndërsa klubi po mendon për dy variante, ose një trajner të komanduar deri në fund të sezonit, ose dikë tjetër me projekt afatgjatë.

Emri në pole position është ai i Roberto Mancinit, me të cilin ka pasur kontakte javën e kaluar. Ish-trajneri i Italisë dhe Arabisë Saudite ka bërë kërkesa të sakta mbi kohëzgjatjen e kontratës dhe lojtarëve që ka nevojë.

Dhe tani ai është duke pritur për një përgjigje përfundimtare nga Friedkin. Ndoshta nuk është shumë i preferuar nga tifozëria për shkak të së kaluarës së tij tek Lazio, por kjo do të varet nga rrethanat në të cilat do të bëhet marrëveshja me teknikun.

Manovrat e pronarëve nuk do të kufizohen vetëm në stol por edhe në menaxhim pasi nevojitet një CEO i ri.

Në këtë drejtim për postin me të lart administrative të klubit po kërkohen njerëz që aktualisht janë në klube të ndryshme në Serie A.

Tv Klan