E ardhmja e Rey Manajt do të vazhdojë që të jetë e lidhur me Sivasporin! Sulmuesi i kombëtares shqiptare ka rinovuar me klubin turke edhe për 1.5 vite të tjera.

Klub turk njoftoi arritjen e akordit me një komunikim zyrtar në website-in e klubit.  Manaj u bë pjesë e klubit në gusht të vitit 2023. Brenda një kohe të shkurtër ai u bë pjesë e rëndësishme e ekipit, ku u dallua me golat e shënuar në Superligën turke.

Presidenti i klubit Bahattin Eken tha pas akordit me 27-vjeçarin se “Manaj fitoi dashurinë e komunitetit të Sivasspor jo vetëm me golat që shënoi, por edhe me shpirtin e tij luftarak në fushë dhe besimi është i madh se ekipin e presin suksese të tjera.

Në vitin e shkuar futbollistik, performanca e sulmuesit kuqezi ishte e jashtëzakonshme ku në 33 takime në Superligën turke, ku ai realizoi 18 gola dhe dha edhe 3 asiste.

Në këtë sezon, lojtari kuqezi në 12 takime në kampionatin turk ka shënuar gola dhe ka dhënë edhe 1 asist.

Klan News