Dy gola dhe dy assist në ndeshjen e javës së 21 të Superligës Turke dhe Rey Manaj përzgjidhet në formacioni ideal. Sulmuesi shqiptar është në formë të shkëlqyer dhe po e tregon me golat e shënuar dhe shërbimin që jep për ekipin e Sovasspor.

Manaj shënoi dy gola dhe dy asiste në triumfin 5-2 të skuadrës së tij ndaj kayserispor. Vetëm në një ndeshje kontributi i tij direkt është në 4 nga 5 golat e skuadrës. Për këtë arsye ai u vlerësua me notën 9.9 nga kompania e statistikave Sofascore, që gjithashtu e përfshin në formacionin më të mirë të kampionatit turk të futbollit.

Ndaj Kayserispor manaj ishte në formë të mirë edhe në lojën në ajër, me 4 tentativa të fituara prej tij në 5 duele, ndërsa kundërshtarët mundën ta ndalonin vetëm duke i shkaktuar faul. Kjo solli edhe largimin me katon të kuq të dy prej futbollistëve rivalë. Tashmë Manaj ka 6 gola në 14 ndeshje. Teksa ka mbetur edhe thuajse gjysma e sezonit për t’u luajtur Sivasspor është në garë për qëndrimin në kategori këtë sezon.

Tv Klan