Kryeministri Edi Rama ka bërë të ditur se duke nisur nga sot do të hapen prenotimet për fluturimet e riatadhesimit nga Roma.
Kreu i qeverisë ka sqaruar që paketa do të jetë 100 Euro për fluturimin. Paketa e udhëtimit do të paguhet nga personi që do të vijë në Shqipëri.
21 Euro të tjera do të paguhen në ditë për akomodimin 14 ditor në hotel. Rama ka sqaruar se këto shpenzime do të ndahen mes qeverisë dhe qytetarit.
14 Euro do t’i paguajë shteti për fjetjen dhe shërbimin, ndërsa 7 Euro do t’i paguajë qytetari për ushqimin.
“Besoj se kjo paketë është mëse e arsyeshme e falenderoj Air Albanian dhe operatorët turistikë për mirëkuptimin dhe kontributin e tyre me zemër shqiptare në këtë nisëm aspak të lehtë, për situatën e ndërlikuar që po kalojmë”, shkruan Rama.
Kreu i qeverisë sqaron se çmimi i biletës do të variojë sipas destinacioneve, ndërsa pagesa e hotelit karantinë do të jetë fikse për të gjithë.
Fluturimi i parë për riatdhesimin e qytetarëve shqiptarë pritet të nisë të shtunën dhe do të kryhet në kryeqytetin italian, Roma. /tvklan.al