IKMT shemben 5 objekte në lotin e tretë
Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit ka rifilluar punën sot në gjurmën ku do të ndërtohet Unaza e Madhe e Tiranës. Në pjesën lindore të lotit të tretë në zonën e Shkozës, IKMT ka prishur sot 5 objekte, 1 dhe 2 katëshe, me funksione të ndryshme.
Ndërkohë që paralelisht po punohet edhe në ndërtimin e dy segmenteve të tjera të rëndësishme të unazës së madhe të Tiranës, asaj që lidh rrethrrotullimin e Shqiponjës me pallatin me Shigjeta dhe atë nga TEG deri në Farkë.
Tv Klan