Kryeministri Edi Rama ka postuar në Facebook mëngjesin e sotëm pamjet e Unazës së Madhe, e cila do të jetë e aksesueshme në pak orë.
“Mirëmëngjes, dhe me punimet e fundit në kantierin e Unazës së Madhe pak orë para hapjes së madhe, ju uroj një javë të mbarë”, shkruan kreu i qeverisë.
Pritet që Unaza e Madhe të hapet për qarkullimin e automjeteve këtë të Hënë në orën 16:00, një projekt i shumëpritur me gjatësi totale 28.7 km. Shpejtësia e projektuar e lëvizjes është 90 km në orë, ndërsa parashikohet që më në fund t’i japë zgjidhje trafikut të rënduar në kryeqytet.
/tvklan.al