Sapo ka përfunduar Unaza e Madhe e Tiranës, ndërkohë që vazhdojnë punimet në autostradën Tiranë-Durrës, në tunelin e Murrizit dhe projekte të tjera infrastrukturore të rëndësishme që presin dorëzimin.
Një tjetër rrugë që po rehabilitohet është edhe ajo e Ndroqit. Zëvendëskryeministrja Belinda Balluku thotë në programin “Aldo Morning Shoë” në Tv Klan se rruga e Ndroqit do të jetë në kategorinë C. Duke qenë edhe panoramike, ajo fton vizitorë duke nxitur turizmin dhe lulëzimin e agrobizneseve.
Belinda Balluku: Ajo është një rrugë që në përfundim të saj do të kalojë në kategorinë C me dy bankina. Do të jetë një rrugë e kategorisë C që do të marrë një pjesë të trafikut për të gjithë ata që duan të dalin direkt në atë zonë apo duan të dalin në Shkozet, ta anashkalojnë Durrësin. Ajo është një rrugë panoramike, ku ka shumë agrobiznese që padyshim do të lulëzojnë dhe jam shumë e sigurt që do të kthehet në një rrugë turistike për të gjithë ata që duan, shqiptarët që gjatë fundjavës që të vizitojnë pjesë jashtë qytetit ose edhe për vizitorët e huaj që kryesisht e njohin tashmë kuzhinën tonë dhe kanë dëshirën ta provojnë./tvklan.al