Unaza e Madhe e Tiranës, një nga projektet më të rëndësishme infrastrukturore përfundoi më 30 dhjetor dhe që nga ajo ditë është e përdorshme nga të gjithë qytetarët.

Në këtë moment, shpjegon ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku për programin “Aldo Morning Show” në Tv Klan po punohet vetëm në rampa që do të dorëzohen më 30 janar. Kjo vepër pritet të ketë një ndikim të fortë jo vetëm në lehtësimin e trafikut, por edhe në ekonomi pasi rrit çmimet e banesave dhe favorizon bizneset.

Një tjetër autostradë kryesore që po pëson ndryshime është Tiranë-Durrës. Zëvendëskryeministrja Balluku shprehet se ky aks do të kalojë në kategorinë A me zgjerimin e korsive dhe shtimin e limitit të shpejtësisë.

Belinda Balluku: Tiranë-Durrësi do të bëhet autostradë gjithashtu e kategorisë A sepse Tiranë-Durrësi  sot është një autostradë e kategorisë B, me dy korsi ndërkohë që planifikohet dhe kemi nisur nga puna, punimet janë duke ecur shumë mirë, 25% e volmeve është ezauruar deri tani. Po punojmë me hapjen dhe mbushjen e trupit të rrugës ku shtohen dy korsi, njëra në çdo krah, korsi të plota aksesi, nga 3.75 metra ndërkohë që shtohet edhe një korsi e katërt në të dyja krahët që është korsia e emergjencës që është 3 metra. Shtohen me 4 korsi e gjithë autostrada, dy në të dyja krahët duke çuar kështu në një autostradë të kategorisë A dhe duke i dhënë mundësinë për shpejtësi deri në 130 km dhe duke e sjellë në parametra me  të gjitha autostradat e reja që po ndërtojmë./tvklan.al