Rihanna do të sjellë diçka të madhe dhe nuk bëhet fjalë për një album të ri. Këngëtarja është duke e përqëndruar vëmendjen tek kujdesi për lëkurën dhe tek linja e re e “Fenty Skin”.
Faqja e sapo verifikuar zyrtare në Instagram për ‘Fenty Skin’ njoftoi se zgjerimi i gamës së bukurisë së Rihanna-s do të nisë në 31 Korrik.
Detajet mbi produktet janë të pakta, por në një reklamë ekskluzive për gamën e re, modelet që shfaqen duken plot shkëlqim dhe rrezatuese.
Rihanna ka publikuar edhe një video në faqen e saj në Instagram dhe shihet teksa aplikon produket në fytyrën e saj.
Lansimi i produkteve për kujdesin e lëkurës mendohet se do të jetë suksesi i rradhës për këngëtaren, pas linjës së të brendshmeve “SAVAGE X FENTY’.
Nuk dihet se kur Rihanna do të sjellë ndonjë këngë të re, pasi përparësitë e këngëtares janë zhvendosur në një tjetër drejtim dhe janë shumë larg muzikës./tvklan.al