Jeta në Siri po i rikthehet normalitetit pas revolucionit të shpejtë që rrëzoi Bashar al-Asadin dhe diktaturën 53-vjeçare të tij dhe të atit. Nxënësit në Damask u rikthyen nëpër shkolla, për të parën herë jo me flamurin e regjimit të Asadit, por me atë me 3 yje të rebelëve.
Banorët e Damaskut po pastrojnë çdo simbol që u ngjall kujtesën e regjimit që sapo ka marrë fund, siç është rrëzimi i një tjetër monumenti të Hafiz al-Asadit, babait të Basharit i cili drejtoi vendin nga 1971-shi deri në vitin 2000.
Ndërsa liderin e ri “de facto” të Sirisë Abu Mohamed al-Golani e pret sfida e vështrë e ribashkimit dhe shtrirjes së autoritetit të tij në gjithë vendin, e po ashtu njohja ndërkombëtare.
Duke folur për gazetarët në Damask, ai foli për sulmet e ashpra të Izraelit që ka rivendosur gjendjen e luftës me Sirinë. Al-Golani dënoi sulmet, por tha se nuk është i interesuar për konflikt me Izraelin dhe se është i përqëndruar tek rindërimi i vendit.
Tv Klan