Ky filmim dëshmon hedhjen e statujës së Hafiz al-Asadit, ish-presidentit dhe babait të presidentit aktual të Sirisë Bashar al-Asadit në Hama. Qytetit veri-perëndimor ra në duart e rebelëve pasditen e të Enjtes, kur ushtarët e Bashar al-Asadit u detyruan të tërhiqeshin pasi u rrethuan nga militantët e grupit ekstremist Hajat Tahrir al-Sham. Ata po përparojnë me ritme të shpejta dhe për 2 javë kanë pushtuar tre qytete të mëdhenj, siç dallohet edhe në këtë hartë. Hyrja e tyre në qytet shkaktoi festë tek banorët vendas që i mbështesin.

Ushtrinë siriane nuk e ndihmuan dot as sulmet ajrore ruse apo grupet pro-iraniane. Forcat qeveritare thanë se u tërhoqën për të shmangur gjakderdhjen.

Bombardimet ruse po shkatërrojnë rrugën drejt Homsit, qytetit të radhës në shënjestër të rebelëve, rënia e të cilit hap rrugën e tyre për të sulmuar kryeqytetin Damask. Në një intervistë për CNN, kreu i rebelëve Abu Mohamet Al-Xholani tha se synimi përfundimtar është rrëzimi i Asadit nga pushteti.

Tv Klan