Lajme Arkiva – TV Klan 2003
Ka disa ditë që në qytetin e Durrësit janë rikthyer orët e kufizimit të energjisë elektrike. Ndërprerjet në qytetin bregdetar kanë qenë të shumta deri në pesë orë në ditë, ku nuk kanë munguar as në raste festash, si në ditën e Kurban Bajramit dhe në ditën e të dashuruarve. Ndërprerjet më të mëdha të energjisë janë vërejtur në zonat periferike, të cilat janë vijuar kryesisht gjatë orëve të pasdites dhe mbrëmjes.
Sipas filialit energjetik të Durrësit kufizimet vijnë nga nënstacioni elektrik ndërkohë që janë të parashikuara edhe në grafikun e përcaktuar nga KESH, por që ato nuk mund të kenë orar të përcaktuar për shkak të mbingarkesave në rrjet.
Qyteti i Durrësit radhitet një ndër qytetet që paguajnë më tepër faturën e energjisë elektrike, ku arkëtimet në periferi shkojnë në masën 75%, ndërsa brenda në qytet ky nivel është edhe më i madh në masën 97%. Ndërsa kufizimet janë pak a shumë të njëjta me rrethet që kanë arkëtime të ulëta të energjisë./tvklan.al