Futbolli shqiptar do të zbres këtë mesjavë në fushë në kuadër të raundit të 1/8-ave të Kupës. Kompeticioni i dytë premton spektakël me takimet e programuara për tu luajtur mes kësaj të marte dhe të mërkurën.
Tirana-Bylis do është ajo që ngre siparin e këtij raundi, sfidë që luhet me një takim. Stadiumi i Vorës është shtëpia e bardhebluve, që tentojnë përmes Kupës së Shqipërisë për të shpëtuar sezonin.
Ecuria negative në kampionat e shndërron këtë turne në tepër të lakmueshëm për 16 herë kampionët e kompeticionit. Deri më tani në këtë sezon Tirana ka zhvilluar 2 takime me ballshiotët, duke koleksionuar 1 fitore dhe një barazim.
Ecuri që kërkojnë ta ruajnë, pasi do i shërbente ekipit të teknikut Gugash Magani për të tentuar titullin e Kupës që mungon prej vitit 2017.
Në takimin tjetër të së martës, Laçi sfidon Kukësin. Një derbi verior mes dy skuadrave që këtë sezon po luftojnë për objektiva të ndryshëm. Kurbinasit janë në garë për të shmangur rënien në Kategorinë e Parë, ndërsa kuksianët duan për të qëndruar të paktën edhe një sezon në këtë kategori.
Kupa është një kompeticion të cilin synojnë të bëjnë mirë për të rikthyer lumturinë në radhët e tifozëve.
Klan News