Vllaznia-Dinamo, Shkumbini-Besa, Flamurtari-Partizani dhe Tirana-Elbasani janë ndeshjet çerekfinale të kupës së Shqipërisë në futboll.
Skuadrat e mëdha janë kualifikuar pas takimeve të radhës. Dinamo nuk e ka patur aspak të vështirë me Skënderbeun dukje fituar 4-0.
E ka filluar Poçi me një 11 metërsh me pas Diop, Plaku e Sefa. Blutë do të vizitojnë Vllazninë, e cila u kualifikua pasi mundi Teutën 3-1 me gola të Shtupinës, Dhëmbit dhe Smajlit.
Pas ngjarjeve të fundit në kampionat ndeshje interesante mendohet të jetë ajo mes Shkumbinit dhe Besës.
Peqinasit u kualifikuan duke mundur Apoloninë 2-0, ndërsa Besa fitoi me Kastriotin. Migen Memelli me 5 gola të shënuar ka kaluar Tiranën në fazën tjetër të kupës.
Pogradecari është rikthyer tek goli me një show të vërtet kundër Lushnjës. Bardhë e blutë do të presin Elbasanin që u kualifikua me Besëlidhjen.
Çifti i fundit çerekfinalist është Flamurtari-Partizani. Vlonjatët mundën Bylisin 2-1, ndërsa Partizani Burrelin 5-0. Ndeshjet çerekfinale do të luhen më 29 Shkurt të 2009./tvklan.al
Gazetar: Erion Todhe