Ndeshja e fundit është kundër Bylisit. Për Tiranën duhet bërë një mbyllje e vitit me fitore. Ndërsa 2009 do të shohim një Tiranë ndryshe.
Agresivitetin, shpirtin e garës dhe ritmin e lojës që ka patur kur luante futboll, trajneri Agustin Kola kërkon ta transmetojë edhe tek skuadra kjo është filozofia e tij për të drejtuar një skuadër, megjithëse nuk pranon ta quajë kështu.
Agustin Kola: “Ajo më pëlqen agresiviteti mua më pëlqen, mund të them që ajo është ajo është filozofia ime. Karakteri, filozofia sulmuese edhe ti përmbahem kësaj deri në fund.”
Nëse do të ketë ndryshime në skuadër ato I përkasin vetëm merkatos së dimrit. Askush nuk do të largohet. Kola do të përforcojë repartet e tij me prurje të reja në ekip. Për këtë ka marrë mbështetjen e presidentit Halili.
Agustin Kola: “Donatori Halili, presidenti mund të them që më ka dhënë kompetencë të plotë dhe flasim, nga ky ekip e kam thënë dhe e them prapë dhe herë të tjera nuk do të lëvizi njeri, asnjë nga ky ekip sa të jem unë. Tani e tutje janë ndeshje për titull.”
Mohon të këtë gjetur klane në skuadër. Pranon se në ekip do të behët vetëm siç thotë trajneri pasi ka edhe mbështetjen e futbollistëve dhe premton se në 2009 do të shihet Tirana e vërtetë./tvklan.al