Monedha e përbashkët evropiane euro arriti të rikuperonte terren brenda pak minutash ndaj dollarit amerikan duke dalë nga nivelet më të ulëta të 3 (tri) javëve të fundit. Monedha evropiane ka qënë nën presion të madh këtë javë pas komenteve të bëra nga zyrtarët e lartë të Bankës Qendrore Evropiane për një ulje të mundshme të normave të interesit të eurozonës pasi ringritja e ekonomisë evropiane është më e dobët nga ç’pritej. Lajmi se një avion i kompanisë “Air France” bëri një ulje të detyruar në Milano vuri menjëherë nën presion të madh monedhën amerikane e cila humbi terren të konsiderueshëm edhe ndaj monedhave të tjera kryesore botërore. Sipas informacioneve të Bankës Italo- Shqipëtare, në tregun tonë të brendshëm valutor sot nuk shënohen lëvizje të ndjeshme në raportet e monedhës sonë kombëtare ndaj dy mondhave kryesore krahasuar me ditën e djeshme./tvklan.al