Kristjan Asllani rinovoi kontratën me Interin këtë të hënë, deri në verën e vitit 2028.
Në një video mesazh të publikuar pas rinovimit, Asllani deklaroi se është shumë i lumtur.
“Jam shumë i lumtur për të vazhduar këtë aventurë me ju, shihemi së shpejti në San Siro”, tha Asllani në videon për tifozët e Interit.
Un'emozione così 🎤🤩#ForzaInter #Asllani2028 pic.twitter.com/3O67R58z2f
— Inter ⭐⭐ (@Inter) September 16, 2024
Mesfushori 22-vjeçar është pjesë e zikaltërve nga viti 2022, kur u bashkua nga Empoli.
Futbollisti shqiptar, numëron 63 ndeshje me kampionët e Italisë, në të gjitha kompeticionet në tre sezone, përfshirë edhe atë aktualin. /tvklan.al