Aldrin Dalipi: “Sot nën drejtimin e kryeministrit Fatos Nano është zhvilluar mbledhja e Këshillit të Ministrave, në qendër të të cilës ishte riorganizimi i Këshillit të Ministrave në nivel zv/ministrash, sipas marrëveshjes politike të koalicionit për integrim, në konsensus të plotë dhe me këto parti. Kështu Këshilli i Ministrave vendosi, zoti Gjergj Liqeza emërohet zv/ministër i Industrisë dhe Energjitikës, zoti Proletar Roshi emërohet zv/ministër i Transportit dhe Telekomunikacionit, Thoma Miço emërohet zv/ministër i Punës dhe i Çështjeve Sociale, Ymir Tola emërohet zv/ministër i Buqësisë dhe i Ushqimit, Etleva Canaj emërohet zv/ministre e Mjedisit, Petraq Simo emërohet zv/ministër i Arsimit dhe i Shkencës, Anastas Duro emërohet zv/ministër i Drejtësisë, Edmond Dragoti emërohet zv/ministër i Kulturës Rinisë dhe Sporteve, Besnik Baraj emërohet zv/ministër i Integrimit Europian, Sadedin Stankaj emërohet zv/ministër i Mbrojtjes, Saimira Pino emërohet zv/ministër i Shëndetësisë dhe Pajtim Bello emërohet zv/ministër në Ministrinë e Pushtetit Vendor dhe Decentralizimit. Disa nga këto poste janë poste që janë shtuar, disa nga këto janë lëvizje, pra kalimi nga një detyrë dhe emërimi në një detyrë tjetër, disa janë edhe emërime të reja. Ndërkohë po gjatë mbledhjes së sotme janë marrë dhe disa vendime për prefekt në territor, kështu zoti Besnik Dervishi emërohet prefekt i qarkut të Tiranës, Ingrid Shuli emërohet prefekt i qarkut të Durrësit, Kol Malaj emërohet prefekt i qarkut të Shkodrës, Rajmonda Stefa emërohet prefektja e qarkut të Fierit dhe Gjergj Rataj emërohet prefekt i qarkut të Lezhës.”/tvklan.al