Drejtues të bankave të nivelit të dytë mund të ndjekin ankandet e shitjes së borxhit të qeverisë përmes kompjuterave në zyrat e tyre. Borxhi i qeverisë tashmë do të shitet përmes ankandeve të informatizuara në bazë të shërbimeve të ofruara nga reuters.

Banakt e nivelit të dytë do të marrin pjesë në këto ankande çdo javë duke qenë në rrjet dhe nëpërmjet një sistemi të kompjuterizuar do të jepen edhe rezultatet e ankandeve. Zbatuesit e këtij projekti të ri sqarojnë se në këtë mënyrë rritet transparenca dhe efektiviteti i zhvillimit të ankandeve të repove që kryen banka qendrore.

Të gjithë bankat e nivelit të dytë mund të marrin pjesë në këto ankande elektronike nëse paguajnë shërbimin e reuters, ndërkohë që bankat që nuk paguajnë shërbimin e reutersit, do të vijojnë të marrin pjesë në ankande përmes zarfave si më parë. /tvklan.al