Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka shprehur bindjen e saj të plotë se bashkëpunimi i Evropës dhe SHBA-së do të vazhdojë fuqishëm edhe nën administratën Trump.

Duke folur për media para Samitit të Komunitetit Politik të Evropës ajo ka theksuar se zgjedhja e Donald Trumpit president i SHBA-së do ta forcojë më tej bashkëpunimin edhe me Kosovën.

“Zgjedhja e presidentit Trump do vazhdojë ta fuqizojë këtë marrëdhënie dhe secili duhet ta japim kontributin tonë. Kosova e ka pasur mbështetjen dypartiake të secilës administratë të SHBA-së që në fillimet e viteve ’90. Jemi bekuar me atë mbështetje dhe për këtë, kemi çdo arsye të besojmë se mbështetja do të vazhdojë edhe me administratën Trump. Bashkëpunimi i fuqishëm mes Evropës dhe SHBA-së do të vazhdojë.”

Zgjedhjen e Trump si president i SHBA-së ajo nuk e sheh si kërcënim për Kosovën.

“Nuk e shoh si kërcënim, Kosova ka përfituar për dekada nga mbështetja dypartiake e SHBA-së.”

Presidentja Osmani gjatë ditës është pritur edhe nga kryeministri i Hungarisë, Viktor Orban.

Tv Klan