Arkiva Lajme – Tv Klan 2000
Një proces zgjedhor i drejt dhe korrekt në shqipëri mbetet shqetësimi kryesor i SHBA. Pas mesazhit të zonjës Ollbrajt edhe nënsekretari amerikan i shtetit Pickering i ka kërkuar kërkuar kryeministrit Meta një proces të rregullt zgjedhor. Këtë mesazh e ka përsëritur dhe Robert Frowik, kryetari i grupit të punës për zgjedhjet në europën juglindore në takimet e sotme me presidentin Mejdani, kryeministrin Meta, ambasadorin e OSBE Ahrens, kryesocialistin Nano, lider të partive politike të të dy krahëve dhe veçanërisht me kryetarin e PD Berisha.
Siç dihet Frowik gjatë kohës që ka qenë përfaqësues i SHBA në Shqipëri ka ndikuar për rikthimin e PD në parlament. Të gjithë zyrtarët e lartë amerikan kanë mbështetur pa rezerva përpjekjet e Ahrens në kuadrin e garantimit të zgjedhjeve të lira e demokratike.
Megjithse Frowik ka deklaruar sot përpara gazetarëve se nuk ka rrezik për bojkot të ndonjë partie, SHBA i druhet mospjesmarrjes së PD në këto zgjedhje gjë që do të krijonte tensione në Shqipëri në një kohë kur situata në ballkan e veçanërisht në Malin e Zi është e ndezur. Pikërisht për këtë ai ka deklaruar se nëse zgjedhjet do të jenë aq pozitive sa ne presim, për shqipërinë do të hapën prespektiva të mëdha. Ne i bëjmë thirrje të gjitha forcave politike tha Frowik të zhvillojnë zgjedhjet në kohën e duhur dhe në kushte normale.
Përsa i përket problemit të KQZ Frowik tha se nga sa diskutimet vazhdojnë SHBA kupton se ambasadori Ahrens do ta çoj përpara në mënyrë të vendosur procesin zgjedhor. Uashingtoni ka përfunduar Frowik do të ndjek me vëmendje zgjedhjet lokale si dhe procesin deri në mbajtjen e tyre./tvklan.al
Gazetare – Ornela Bego