Pas 64 vitesh “Topi i Artë” fitohet nga një futbollist spanjoll. Mesfushori i Manchester City, Rodri arriti të rrëmbejë çmimin më të rëndësishëm individual në futboll, teksa kurorëzoi më këtë trofe sezonin fenomenal me klubin dhe kombëtaren spanjolle.
Rodri konsiderohet tashmë si lojtari më i mirë në botë. Në moshën 28-vjeçari, mesfushori me tipare mbrojtëse ndihmoi Manchester Cityn për të kompletuar tripletën e famshme me anglezët.
Përveç suksesit në klub, ai luajti rol vendimtar në fitoren e Spanjës në Kampionatin Europian. Iberikët triumfuan në Gjermani dhe Rodri u shpall lojtari i turneut. Edhe statistikat i japin të drejtë kurorëzimit si më i miri në Botë.
Spanjolli ishte futbollisti në 5 kampionatet kryesore të Europës me më shumë prekje të topit në një ndeshje, me mesatare prej 120.3 kontakte. Praktikisht një katalizator në aksionet sulmuese, por edhe mbrojtëse gjithmonë në ndihmë të ekipit.
Përpos fizikut, armë e jashtëzakonshme në lojën e tij janë topat e gjatë, ku Rodri ka pasur sukses në 351 tentativa. Spanjolli njihet vetëm për atë që dhuron në fushën e lojës, pasi jeta private e mesfushorit 28-vjeçar është tepër strikte.
Rodri nuk zotëron madje asnjë llogari as rrjetin social “Instagram”. Kartoni në tregun e futbollistëve vlerësohet me 130 milionë Euro, teksa ka një kontratë me Manchester Cityn të paktën deri në verën e vitit 2027.
Klan News