Jonida Maliqi dhe Romeo Veshaj janë padyshim një ndër çiftet më simpatikë dhe të dashur të showbizit shqiptar.
Që nga momenti që pranuan lidhjen e tyre publikisht, ata vazhdimisht kanë ndarë me fansat foto dhe video të ndryshme, të cilat tërheqin vëmendjen e ndjekësve të tyre.

Së fundmi ka qenë Romeo, ai i cili ka publikuar në rrjetin e tij social Instagram disa foto shumë të bukura krah Jonidës. Ata duken mjaft të buzëqeshur dhe të lumtur dhe bashkëngjitur Romeo shkruan: Ti qesh, unë qesh, kështu funksionon.
I menjëhershëm ka qenë edhe reagimi i këngëtares, e cila në komentin e saj shkruan: Ne qeshim e qajmë bashkë o zemër./tvklan.al