Gjatë takimit të Rominës me Jonny-n ka pasur një puthje mes të dyve. Por pas kësaj puthje ka një sekret dhe atë e bëri të ditur konkurrentja gjatë emisionit ditor “Love Story Talk”. Romina the se në fakt ajo që kemi parë të hënën nuk është puthja e parë e saj me Jonny-n. Ata janë puthur edhe një herë para se të ndizeshin kamerat.

“O Eni a të të tregoj një sekret se nuk po më mban vendi. Ajo ishte puthja e dytë sepse puthja e parë ndodhi pas kamerave. Në takimin e dytë, por para se të ndizeshin kamerat. Para se të ndizeshin kamerat që të ndodhte takimi Jonny mua më ka puthur. Thjesht ndodhi direkt, nuk e prisja fare. Madje unë e kam provokuar Jonny-n dhe i thashë që ta shikojmë që kjo gjëja që ndodhi pas kamerave a është e vërtetë që të ndodhë dhe ta shikojnë të gjithë që është reale”, u shpreh Romina.

Konkurrentja shtoi më pas se nuk e ka njohur më parë Jonny-n. Mirëpo të menjëhershme ishin edhe reagimet e konkurrenteve të tjera. “Kanë bërë provën si do dalë aktrimi”, tha me ironi Sellma./tvklan.al