Vitet kalojnë, por Cristiano Ronaldo vazhdon të bëjë atë që di më mirë, të shënojë gola.
Sulmuesi portugez ishte sërish vendimtar me fanellën e Al Nassr në Arabinë Saudite. 39-vjeçari shënoi dopietë golash, në fitoren 2-0 ndaj Damac, duke i dhënë suksesin ekipit të tij.
Ronaldo zhbllokoi sfidën në minutën e 18-të duke shënuar nga penalltia, ndërsa në minutën e 80-të, shënoi golin që vulosi takimin.
Portugezi shkon në kuotën e 915 golave në karrierë dhe afrohet me shifrën rekord të 1000 golave.
Sa i përket Al Nassr, skuadra e drejtuar nga Stefano Pioli, u rikthye te fitorja, pas humbjes në javën e fundit ndaj Al Qadsiya. /tvklan.al