Bilanci i COVID në Kosovë vijon të rritet çdo ditë dhe qeveria ka marrë një sërë masash të reja kufizuese. Që nga nisja e pandemisë e deri sot numri i personave të prekur  me COVID-19 ka shkuar në 19.842.

Edhe numri i viktimave është shumë i lartë, pasi 681 qytetarë e kanë humbur betejën me virusin.

Ndërkohë mijëra të tjerë kanë arritur të shërohen dhe në të gjithë vendit sot numërohen vetëm 3 mijë e 641 raste aktive.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 86 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 15.520 raste./tvklan.al