Tërmeti që goditi Italinë fqinje, dhe mori 294 jetë njerëzish ka kthyer vëmendjen e sizmiologëve ne mbare boten mbi rrezikun që mbart shfaqja e një lëkundje të tillë në qendrat  e populluara. Në Shqipëri, edhe pse nuk ka vend për panik, zonat ku lëkundjet tektonike mund të arrijnë deri në 9 ballë janë Peshkopia, Durrësi, Tirana, Elbasani, Vlora dhe Gjirokastra.

Llambro Duni: “Ne jemi vend sizmik, përfundimisht duhet që ta kemi parasysh në aktivitetin tonë këtë fakt. Rreziku sizmik nga tërmetet nuk lidhet direkt vetëm me madhësinë e lëkundjeve por edhe me efektet e tjera dhe në rastet të caktuara mund të jenë këto dukuritë e dyta ato që shakatojnë më shumë pasoja”.

Të parat që rrezikojnë nga një tërmet eventuale janë banesat e vjetra, të cilat për nga siguria lënë për të dëshiruar. E tillë është lagjja “Serreq” në Shkodër ku numërohen mbi 80 shtëpi me moshë mbi 60 vjeçare.

Në Elbasan përveç monumenteve të kulturës, ndërtesat e vjetra nuk kanë pësuar asnjë lloj rikonstruksioni që prej ndërtimit të tyre. Megjithatë, vazhdojnë të jenë të banuara.

“Kemin një pallat të rrënuar jashtë mase. Nuk kemi asnjë farë lloj sigurie në këtë pallat”.

Peshkopia është një prej qyteteve të goditura më së shumti nga tërmetet. Në dy prej lagjeve më të  vjetra, “Treg” dhe Kallavere” shumë prej banesave janë degraduar, ndërkohë që specialistët japin alarmin edhe për ndërtimet e reja.

Xheladin Torba: “Objektet janë ndërtuar dhe jashtë kushteve teknike, janë objekte shuam të vjetra, janë objekte 100 vjeçare edhe janë ndërtuar në terrene shumë të pjerrëta. Pjerrësitë e venit shkojnë edhe në 70 gradë”.

Edhe Gjirokastra vuan prej vitesh shembjen e banesave të vjetra. Siç shihet ndërhyrjet restauruese kanë përfshirë vetëm zonën muzeale, e mbrojtur tashmë edhe nga UNESCO. 

“Analizat e ekspertëve kanë vënë në pah që rreziku mbetet mjaft i lartë veçanërisht për ato godina disa qindra vjeçare që janë në pjesë të mëdha të degraduara”.

Për t’u shqetësuar mbetet fakti se në këto zona, nuk ka një plan masash për të evituar çdo të papritur që ka të bëjë me jetën dhe sigurinë e qytetarëve./tvklan.al