Një tërmet me fuqi 5 ballë ka goditur rreth mesditës pjesën verilindore të vendit tonë, por është ndjerë edhe në Tiranë.
Epiqendra e tërmetit është regjistruar në Gostivar të Maqedonisë, ku ai ka patur një fuqi prej 6 ballësh.
“Tërmeti ka ndodhur në orën 13:04 dhe epiqendra është në afërsi të Gostivarit, në Maqedoni. Madhësia e tërmetit është 5 të shkallës Rihter dhe është ndjerë në rajonin e Peshkopisë rreth 5 ballë dhe në Tiranë është ndjerë rreth 3-4 ballë. Gjithë rrjeti jonë e ka regjistruar dhe në qoftë se shikoni dhe në hartë epiqendra është lokalizuar pranë Gostivarit jashtë kufirit tonë shtetëror. Jemi në kontakt të vazhdueshëm me Qendrën Operacionale të Emergjencave Civile dhe nuk kemi asnjë komunikim për momentin të dëmtimeve.”
Sipas specialistëve fuqia prej 6 ballësh e tërmetit që tronditi Gostivarin është tepër e madhe dhe shpesh shkakton dëme, por deri më tani nga vendi fqinj nuk raportohet të ketë patur dëmtime./tvklan.al
Gazetare: Brunilda Cami