Për shekuj me radhë shqiptarët janë krenuar me tolerancën fetare. Ndërsa besimin në shumë religjione e kanë konsideruar si vlerë, por a po rrezikohet kjo tolerancë? Dikush mendon se po.

“Prej pas luftës e këndej  toleranca fetare është duke u rrudhur mes shqiptarëve edhe në Kosovë sidomos.”

E ajo që e shtyu Cakollin të japë këtë vlerësim ishte sulmi në mes javë mbi kishën protestante Ungjillore të Kosovës për të cilën ai beson se u bë me motive fetare. Këtij debati i kontribuoi edhe deklarata e priftit Don Anton Qira dhe reagimet ndaj tij.

Megjithatë përfaqësuesit e bashkësisë islame të Kosovës thonë se toleranca fetare është në nivel dhe rastet si ai në kishën protestante duhet të shihen si të izoluara.

“ Të gjitha ato tentativa ato aksese janë të izoluara dhe nuk mendojmë ne si institucion se diçka e tillë është duke u rrezikuar.”

E njësoj si bashkësia islame mendon edhe ipeshkvia e Kosovës edhe pse zyrtarët e saj shprehin disa rezerva.

“Është evidente që kemi shuam shenja të cilat na shqetësojnë dhe brengosin   dhe fenomene jo të mirë për Kosovën. Por unë mendoj që janë fenomene të rralla që pushteti i Kosovës do të duhet ti ndali.”

Shën Zefi jep edhe një shembull se ka tolerancë fetare.

“Pikërisht me katedralen dëshmohet një siptom i shenjtë i fortë i  tolerancës fetare që ka ekzistuar nëpër shekuj e deri më sot.”

Policia pranon se nuk janë të rralla rastet kur sulmohen objektet fetare, por sipas tyre kjo ka dhe të tjera motive, zakonisht është fjala për vjedhje./tvklan.al