Rrëzohen dekretet e presidentit Moisiu gjatë seancës së sotme parlamentare për kandidaturat e vëndeve të mbetuara bosh në qeveri, atë të Ministrit të Jashtëm dhe Ministrit të Rendit Publik. Kështu parlamenti Shqiptarë ka rrëzuar me 64 vota pro, 49 kundër dhe 18 apstenim kandidatin për Ministër të Jashtëm Namik Dokle, ndërësa për kandidaturën e zotit Fatmir Xhafaj në postin e Ministrit të Rendit Publik, deputetët e kanë rrëzuar me 65 vota pro, 49 kundër dhe 17 apstenim.
Servet Pëllumbi: “Pra mbyllet procesi i votimit, 64 vota pro, 68 vota kundër, pra dekreti i parë nuk miratohet. 65, 49 kundër, 17 apstenim, 1 nuk ka marrë pjesë në votim, nuk miratohet as ky dekret”.
Rrëzimi i këtyre kandidaturave e ka futur në krizën më të thellë qeverinë e drejtuar nga Fatos Nano, pasi kjo është hera e dytë që ai nuk merr shumicën e nevojshme në parlament. Opozita Shqiptare ka votuar në bllok kundër dekretve të presidentit, duke përjashtuar deputetët Dashamir Shehi, Shpëtim Rroqi dhe deputetët legalist,Balla, Fejzollari dhe Kollçaku të cilët për arsye të ndryshme nuk u paraqitën në seancë, duke favorizuar kështu kryeministrin Nano.
Vendimtare kanë qënë votat e Partisë Bashkimi për të Drejtat e Njeriut, ku deputeti Vangjel Dule ka votuar pro kandidaturave të paraqitura, ndërësa dy deputetët e tjerë të PPDNJ kanë apstenuar.
Si përfundim dekretet e presidentit janë rrëzuar, ç’ka do të thotë që qeveria Nano mbetet tashmë me dy portofole të paplotësuar në kabinetin e tij, atë të Ministrit të Jashtëm dhe të Ministrit të Rendit./tvklan.al