Një aeroplan pasagjerësh që fluturonte nga Azerbajxhani në Rusi me 67 persona në bord është rrëzuar pranë qytetit Aktau në Kazakistan.
42 persona humbën jetën ndërsa 25 i mbijetuan përplasjes siç duket edhe në këtë filmim në vendngjarje menjëherë pas rënies.
Avioni i tipit Emberaer 190, i operuar nga Azerbajxhani Airlines, mori flakë teksa tentoi të bënte një ulje emergjente. Ai ishte nisur nga Bakuja, kryeqyteti i Azerbajxhanit drejt Groznit në Rusi, në kryeqendrën e rajonit të Çeçenisë.
Në pamje duket vetëm gjysma e pasme e mbetur e avionit të kompanisë Azerbaijan Airlines, pas shuarjes së flakëve nga përplasja. 22 nga 25 të shpëtuarit u dërguan në spital për t’u kuruar nga plagët e marra.
Raportet thonë se është devijuar për shkak të mjegullës, ndërsa qeveria ka nisur hetimet për shkaqet e aksidentit. Ndërkaq presidenti i Azerbajxhanit Ilham Aliyev ka ndërprerë një vizitë në Rusi ku ai do të merrte pjesë në një samit.
Klan News