Një helikopter turistik është rrëzuar në Kanionet e Mëdha në Arizona të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Tre persona humbën jetën dhe katër të tjerë mbetën të plagosur nga rrëzimi i helikopterit. Shkaqet e aksidentit ajror nuk janë të qarta.

“Papillon Airëays” është kompania e helikoterëve turistikë, e cila na faqen e saj në internet përshkruan se 600 mijë njerëz në vit përdorin helikopterët e saj. Autoritetet vendore thanë se puna për gjetjen e trupave do të jetë e vështirë për shkak të pozicionit gjeografik.

Kanionet e Mëdha në SHBA janë më shumë se 1.6 km të thella dhe konsiderohen një nga atraksionet turistike më të vizituara në Amerikën.

/tvklan.