Një helikopter ushtarak është rrëzuar për shkak të një problemi teknik dhe si pasojë kanë humbur jetën 5 ushtarë. Ngjarja ndodhi në provincën Farah në perëndim të Afganistanit.
Në një deklaratë nga Ministria afgane e Mbrojtjes thuhet se helikopteri ushtarak është përplasur në tokë pak kohë pasi është nisur nga qarku Bala Buluk në Farah.
Më tej bëhet e ditur se helikopteri i rrëzuar ka shpërthyer dhe se 5 ushtarë që ndodheshin në të kanë humbur jetën.
Ekipet përkatëse janë dërguar në rajon për hetimin e rastit. Në një deklaratë nga talebanët pretendohet se helikopteri është qëlluar nga militantët./AA