Lajme Arkiva – TV Klan 2004

Çmimi i shitjes së apartamenteve është rritur deri me 35% gjatë vitit të fundit. Drejtues të agjencive imobilare shpjegojnë, se për 6 mujorin e parë të vitit 2004, çmimet e apartamenteve kanë ruajtur këtë nivel të rritur.

“Sipas studimit që kemi bërë çmimeve të shitjes së apartamenteve të reja në qytetin e Tiranës është se në vitin 2003, kemi një rritje pothuajse 30-35% në krahasim me vitin 2002. Kjo ka ardhur si rezultat i shumë faktorëve, midis së cilëve njëri është rënia e shumtë e dollarit, tjetri është mungesa e dhënies së lejeve të ndërtimit, për efekt, sepse bashkia pezulloi punën në atë kohë, ndërsa përsa i përket vitit 2004, mendoj se nuk ka ndonjë rritje të veçantë çmimesh”.

Nëse në paketën fiskale do të përfshihet tvsh-ja mbi shitjen e banesave rekomanduar nga FMN-ja, çmimi i shitjes së banesave pritet të rritet nga 12 deri në 20%. Sipas burimeve zyrtare të drejtorisë së përgjithshme të tatimeve, vendosja e tvsh-së mbi shitjen e banesave, pritet të reflektohet deri në 12 rritje të çmimit.

Ndërkohë që ndërtuesit që kanë kundërshtuar ashpër vendosjen e tvsh-së mbi shitjen e banesave, kanë deklaruar se çmimi i apartamenteve do të rritet në mbi 20%. Kreditimi nga ana e bankave i blerjes së apartamenteve mbetet ende i vështirë për shkak të pamundësisë së hipotekimit në karabina të ndërtesave dhe normave të larta të interesit./tvklan.al